Mirëmbajtja dhe pastrimi

Nëse nevojitet që të zëvendësohet linja lidhëse, atëherë ajo duhet të merret nga Bosch ose një qendër shërbimi e autorizuar për vegla elektrike Bosch, për të evituar rreziqet e sigurisë.

Kapaku mbrojtës i lavjerrësit duhet të jetë gjithmonë në gjendje të lëvizë lirshëm dhe të mbyllet automatikisht. Prandaj, mbajeni gjithmonë të pastër zonën rreth kapakut mbrojtës të lavjerrësit. Hiqni pluhurin dhe ashklat me një furçë.

Tehët e sharrës pa veshje mund të mbrohen nga korrozioni me një shtresë të hollë vaji pa acid. Hiqeni vajin përpara se të sharroni, përndryshe druri do të njolloset.

Mbetjet e rrëshirës ose ngjitësit në tehun e sharrës dëmtojnë cilësinë e prerjes. Prandaj, pastroni tehet e sharrës menjëherë pas përdorimit.