Udhëzime sigurie për bërjen e zmusove
- Përdorni morsë ose një mënyrë tjetër praktike për ta fiksuar dhe për ta mbajtur materialin në një platformë të palëvizshme. Mbajtja e materialit me dorë ose pas trupit bën që të jetë i paqëndrueshëm dhe mund të shkaktojë humbje të kontrollit.
- Shpejtësia e lejuar e mjetit prerës duhet të jetë të paktën sa shpejtësia maksimale e specifikuar në veglën elektrike. Nëse mjetet prerëse rrotullohen më shpejt nga sa lejohet, ato mund të thyhen dhe të fluturojnë.
- Mjetet prerëse ose aksesorët e tjerë duhet të puthiten me saktësi te mbajtësja e mjetit (mandrina) e veglën elektrike. Nëse mjetet e futura nuk puthiten me saktësi te mbajtësja e mjetit elektrik, ato do të rrotullohen në mënyrë jo të njëjtrajtshme, do të dridhen tepër dhe mund të shkaktojnë humbje të kontrollit.
- Drejtojeni mjetin elektrik kundrejt pjesës së punës vetëm kur është i ndezur. Përndryshe, ekziston rreziku i goditjes nëse mjeti i aplikimit kapet në pjesën e punës.
- Asnjëherë mos fërkoni mjete metalike, gozhdë ose vida. Mjeti prerës mund të dëmtohet dhe të shkaktojë dridhje të mëdha.
- Përdorni pajisje të përshtatshme kërkimi, për të gjetur linjat e fshehura të shërbimeve ose konsultohuni me kompaninë lokale të shërbimeve. Kontakti me telat elektrikë mund të shkaktojë zjarr dhe goditje elektrike. Dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim. Depërtimi në një tub uji shkakton dëme materiale.
- Mos përdorni mjete prerëse të topitura ose të dëmtuara. Nëse mjetet prerëse janë të topitura ose të dëmtuara, ato mund të shkaktojnë rritje të nivelit të fërkimit, mund të bllokohen dhe të shkaktojnë humbje të balancimit.
- Prisni që mjeti elektrik të ndalojë përpara se ta ulni. Mjeti i aplikimit mund të kapet dhe të çojë në humbjen e kontrollit mbi veglën elektrike.
- Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
- Mos e modifikoni ose hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
- Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
- Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.
Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër. |