Informacion mbi zhurmën/dridhjet

GSS 20-18

GSS 20-18 A

Vlerat e emetimit të zhurmës përcaktohen në përputhje me EN 62841-2-4.

Niveli i ponderuar i zhurmës A i veglës elektrike është zakonisht

Niveli i presionit të zërit

Niveli i fuqisë së zërit

Pasiguria K

Vendosni kufje mbrojtëse!

dB(A)

dB(A)

dB

76

84

3

76

84

3

Vlerat totale të vibrimit ah (shuma vektor e tre drejtimeve) dhe toleranca K e përcaktuar sipas EN 62841-2-4:

ah

K

m/s2

m/s2

2,8

1,5

3,0

1,5

Niveli i dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës të dhëna në këto udhëzime janë matur sipas një metode matëse të standardizuar dhe mund të përdoren për të krahasuar veglat elektrike me njëra-tjetrën. Ato janë gjithashtu të përshtatshme për një vlerësim paraprak të emetimeve të dridhjeve dhe zhurmës.

Niveli i dhënëi dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës përfaqësojnë aplikimet kryesore të veglës elektrike. Megjithatë, nëse vegla elektrik përdoret për përdorime të tjera, me mjete të ndryshme ose me mirëmbajtje të pamjaftueshme, niveli i dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës mund të ndryshojnë. Kjo mund të rrisë ndjeshëm emetimet e dridhjeve dhe zhurmës gjatë gjithë periudhës së punës.

Për një vlerësim të saktë të emetimeve të dridhjeve dhe zhurmës, duhet të merren parasysh edhe kohët kur pajisja është e fikur ose është në punë, por nuk është në përdorim. Kjo mund të reduktojë ndjeshëm emetimet e dridhjeve dhe zhurmës gjatë gjithë periudhës së punës.

Vendosni masa shtesë sigurie për të mbrojtur operatorin nga efektet e dridhjeve, të tilla si: mirëmbajtja e veglave dhe aksesorëve elektrikë, mbajtja e duarve të ngrohta, organizimi i proceseve të punës.